Flash News

E-TJERA

UEFA i jep shpresë Shqipërisë e Kosovës për një ligë të përbashkët

UEFA i jep shpresë Shqipërisë e Kosovës për një
Foto Ilustruese

Ideja e krijimit të një lige të përbashkët nuk ka lindur vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, të tilla qarkullojnë edhe në disa pjesë tjera të Evropës në mes dy, tri apo edhe më shumë shtetesh fqinj.

Këtë e ka konfirmuar edhe UEFA. Presidenti i shtëpisë së futbollit evropian, Aleksander Ceferin, në një intervistë të fundit ka konfirmuar interesimin e disa shteteve anëtare të UEFA-s për krijimin e ligave të tilla të përbashkëta, raporton Gazeta Express. Ai ka shtuar se UEFA nuk është kundër ideve të tilla, por thekson se duhet të shqyrtohen me kujdes këto ide në mënyrë që të merren vendime të mira dhe në interes të futbollit dhe të mos gabohet në hapa.

“Ne në UEFA jemi duke menduar për ligat rajonale dhe kemi mund të konfirmoi se kemi biseduar me udhëheqës të federatave kombëtare, anëtare të UEFA-s, për këto ide.

Në parim, UEFA nuk ka asgjë kundër krijimit të ligave të tilla rajonale. Por, ekziston një problem se si të shkohet në gara evropiane nga ato liga. Pastaj, duhet të shqyrtohet me kujdes nëse ato liga i dëmtojnë kampionatet kombëtare. Pra, si ide shqyrtohet, por konkrete nuk ka asgjë. UEFA duhet ta zgjedh me kujdes këtë qështje”, ka theksuar Ceferin.

Shqipëria dhe Kosova prej anëtarësimit të kësaj të fundit në UEFA kanë shprehur interes për krijimin e një lige të përbashkët.

Të fundit