Flash News

E-TJERA

UEFA ngre alarmin për pagat e majme të futbollistëve

UEFA ngre alarmin për pagat e majme të futbollistëve

Raporti i fundit i licencimit të klubeve të UEFA-s ofron një analizë të detajuar mbi situatën financiare të futbollit europian. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shprehu shqetësimin e tij për rritjen e kostove operative të klubeve, duke theksuar se, ndonëse shumica po menaxhojnë me përgjegjësi rritjen e pagave, shpenzimet e tjera po rriten me ritme të shpejta, duke krijuar presion të madh mbi bilancet financiare.

Në sezonin 2023-2024, pagat e futbollistëve të klubeve të ligave kryesore në Europë arritën shifrën 18 miliardë euro, një rritje prej 6.5% krahasuar me sezonin pararendës.

Kjo është një shifër dukshëm më e lartë se periudha para pandemisë.

Klubet që kanë shpenzuar më shumë për pagat e lojtarëve në sezonin 2023-24 janë:

1. PSG – 658 milionë €

2. Manchester City – 554 milionë €

3. Real Madrid – 505 milionë €

4. Barcelona – 476 milionë €

5. Liverpool – 449 milionë €

6. Bayern Munich – 430 milionë €

7. Manchester United – 429 milionë €

8. Chelsea – 395 milionë €

9. Arsenal – 381 milionë €

10. Aston Villa – 292 milionë €

Të fundit