Flash News

E-TJERA

UEFA përjashton ekipet ruse e kombëtaren nga të gjitha kompeticionet e sezonit 2022-2023, feston Shqipëria

UEFA përjashton ekipet ruse e kombëtaren nga të gjitha

UEFA përjashton ekipet ruse e kombëtaren nga të gjitha kompeticionet e sezonit 2022-2023.

Kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të përballet me Rusinë në Ligën e Kombeve, duke shmangur një kundërshtar të rrezikshëm në grup.

Vendimi erdhi për shkak se konflikti ushtarak që Rusia nisi në Ukrainë, po vijon.

Vendimet e UEFA-s:

– Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B të Nations League 2022-2023, kështu që do të renditet automatikisht në vendin e katërt, duke rënë në Ligën C. (Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Izraelin dhe Islandën).

– Kombëtarja ruse e femrave përjashtohet nga faza finale e Euro 2022, që do të mbahet në Angli, nga 6-31 qershor. Në vendin e saj do të luajë Portugalia.

– Sa i përket kualifikueseve të Botërorit të femrave të vitit 2023, të gjitha ndeshjet e Rusisë do të konsiderohen nul. Grupi E do të vijojë me 5 ekipe.

– Rusia U21 nuk do të marrë pjesë në kualifikueset e Evropianit dhe të gjitha ndeshjet që ka luajtur deri tani do të konsiderohen nul.

– Rusia nuk do të ketë ekipe në edicionin 2022-2023 të Champions League, Europa League, Conference League, Champions për femra dhe Youth League.

– Federata Ruse e Futbollit do të marrë pikë sezonale të barabarta me renditjen e saj më të ulët të 5 sezoneve të fundit.

– Bie propozimi i Rusisë për të organizuar Euro 2028 ose 2032.

Të fundit