Flash News

E-TJERA

UEFA publikon formacionin më të mirë të Euro 2020; dominon Italia me 5 futbollistë, Lukaku në sulm

UEFA publikon formacionin më të mirë të Euro 2020; dominon

UEFA ka publikuar pak minuta më parë formacionin më të mirë të kampionatit Euro 2020. Te njëmbëdhjetëshja me lojtarët më të spikatur në këtë kompeticion, dominon Italia kampione me plot pesë futbollistë.

Në formacionin më të mirë shihet rreshtimi me modulin 4-3-3, ku në portë nuk mund të mungonte dhe lojtari më i mirë i Euro2020, Gianluigi Donnarumma.

Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë është Kyle Walker, Leonardo Bonucci, Harry Maguire, Leonardo Spinazzola.

Në mesfushën e përbërë me tre, janë Pierre-Emile Højbjerg i Danimarkës, Jorginho dhe Pedri.

Ndërsa në sulm ndodhen, Federico Chiesa dhe Raheem Sterling nga krahët dhe Romelu Lukaku në majën e sulmit.

UEFA publikon formacionin më të mirë të Euro 2020; dominon

Të fundit