Flash News

E-TJERA

Ujësjellësi i Fierit thirrje qytetarëve: Mos konsumoni ujë, ka mikrobe!

Ujësjellësi i Fierit thirrje qytetarëve: Mos konsumoni ujë,

Ujësjellësi në Fier ka njoftuar qytetarët që të mos konsumojnë ujin për të konsumuar apo gatuar, pasi ka rezultuar me ngarkesë mikrobesh. Kjo situatë është krijuar nga përmbytjet bënë me dije Ujësjellësi.

Ky i fundit nuk ka dhënë një afat deri kur do të vazhdojë moskonsumimi i ujit, duke shtuar se është në pritje të një përgjigjeje nga ISHP-ja. Ujësjellsi thekson se ngarkesë mikrobesh janë konstatuar në të gjitha puset që furnizojnë këtë qytet me ujë.

Njoftimi për qytetarët:

Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,"Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye uji nuk rekomandohet per t'u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP.

Faleminderit per mirekuptimin!

Të fundit