Flash News

E-TJERA

Ujësjellësi pritet të rishikojë tarifat, ndërmarrjet nuk mbulojnë dot shpenzimet

Ujësjellësi pritet të rishikojë tarifat, ndërmarrjet

Ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve në vend do të duhet të rishikojnë tarifat, bazuar në kriteret e vendosura nga Enti Rregullator i Ujit në metodologjinë.

Klan News raporton se burimet nga ERRU, pohojnë se aktualisht shumica e ndërmarrjeve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes. Po ashtu, ERRU pohon se nuk mund të mbulojë nevojat për investime në këtë sektor vetëm me buxhetin e shtetit apo donacionet.

Është metodologjia ajo që tregon se si do të bëhet ndryshimi i tarifave bazuar në kostot, numrin e klientëve dhe shërbimet.

“Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%)”, thuhet në metodolgjinë e përcaktuar nga ERRU.

Enti Rregullator ka kërkuar nga ujësjellësit të hartojë plane më të qarta biznesi.

Të fundit