Flash News

E-TJERA

Uji dhe inertet pushtojnë aksin Pogradec–Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Uji dhe inertet pushtojnë aksin Pogradec–Qafë Thanë,

Problemet me përmbytjet dhe vërshimin e inerteve vijojnë të shqetësojnë aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të zonës së Gurit të Kuq, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin rrugor.

Shkak i situatës është dalja nga shtrati e përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një fenomen i përsëritur që ishte konstatuar edhe dy ditë më parë. Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë sasi të mëdha uji dhe aluvionesh mbi rrugë, duke e bërë segmentin të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht, lëvizja në këtë aks realizohet vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugës nga inertet, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe bllokimit të plotë të qarkullimit.

Të fundit