Flash News

E-TJERA

Uji i Tiranës i dëmshëm, Meta: Bashkia ka rrezikuar jetën e qytetarëve, çështja të shkojë në instanca më të larta  

Uji i Tiranës i dëmshëm, Meta: Bashkia ka rrezikuar jetën e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila ka pranuar të hënën, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bashkia ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Tiranës, ndaj kërkon që rasti të shkojë e të ndiqet në instanca edhe më të larta shtetërore.

“Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre.

E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave.

Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit.

Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut”, shkruan presidenti.   

Të fundit