Flash News

E-TJERA

UÇK-ja në Hagë? Pedagogu: Po organizohet një komplot ndaj Kosovës; Ish-zyrtarja e PD-së: Në këtë çështje ka ‘dorë’ edhe Rusia!

UÇK-ja në Hagë? Pedagogu: Po organizohet një komplot ndaj

Pedagogu Ardian Kastrati ka komentuar aktakuzat për luftëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ai tha për "Open" se ka një komplot ndaj Kosovës.

“Ka një komplot ndaj Kosovës. E dimë që ka kryeministra, dhe lider në Bashkimin Europian që janë serbofil dhe duan që të përmbushin tezën e kahershme të akademisë së shkencave serbe, që Kosova nuk është e aftë të vetë-qeverisi”, tha Kastrati.

Ndërkohë ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi hedh dyshime se pas kësaj fshihen edhe qarqe të Rusisë.

“Pas të gjithë kësaj historie fshihen edhe shërbimet sekrete Ruse. Normalisht po kërkohet një njëlloset shteti i Kosovës”, tha Harxhi.

Të fundit