Flash News

E-TJERA

Ukrainasja rrëfen mes lotësh: Kolegia ime u vra, policia po na mëson të prodhojmë molotov

Ukrainasja rrëfen mes lotësh: Kolegia ime u vra, policia po na

Një shtetase ukrainase, Oksana Ilysevych ka rrëfyer ditët e vështira të luftës që po përjeton, ndërsa Rusia ka nisur ofensivën prej 8 ditësh në Ukrainë.

Duke folur në emisionin “Open” në Top Channel, ajo rrëferu mes lotësh se si një kolege e saj u vra teksa përpiqej të largohej nga Kiev.

Pjesë nga biseda:

Vullnetare e ushtrisë ukrainase, çfarë bëni saktësisht?

Unë jam vullnetare për të ndihmuar qytetarët e tjerë në qytetet e rrezikuara për të gjetur akomodim ose që duan të kalojnë kufirin.

Si është gjendja e refugjatëve në Lviv? Sa mund ta kenë kaluar kufirin?

Unë i kam parë statistikat, por nuk i mbaj mend. Di që 80 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë gjatë luftës dhe janë bashkuar për të luftuar ose për të dhënë ndihmë. Njerëz që duan të kalojnë kufirin i duhet 2 orë që ta bëjnë këtë. Po përpiqemi të mbajmë panikun nën kontroll. Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga ushtria ruse, ne po rezistojmë prej 8 ditësh. Ne besojmë tek fitorja.

A ka prani të forcave ukrainase në Lviv?

Nuk i kemi parë. Nuk kemi parë ushtarë këtej.

Prodhoni molotovë artizanalë? Sa të tillë prodhoni e ku i dorëzoni?

Unë nuk i bëj, por ka të tjerë që po. Policia ukrainase i mëson qytetarëve se si t’i bëjë. Gjithashtu dhe të pastrehët mbledhin shishe plastike për të bërë molotov. E gjithë shoqëria është e angazhuar. Një kolege e imja u vra teksa përpiqej të largohej nga Kiev. Të gjithë ukrainasit kanë një urrejtje ndaj rusëve tani.

Të fundit