Flash News

E-TJERA

BE në mëdyshje për Ukrainën, Holanda i rikujton Ballkanin: Ka 10 vite që pret, kini parasysh Shqipërinë!

BE në mëdyshje për Ukrainën, Holanda i rikujton Ballkanin:

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelenskyy dorëzoi kërkesën e Kievit për t’u bërë vend anëtar në Bashkimin Evropian duke kërkuar procedura të përshpejtuara.

Samiti i liderëve të BE, që sot zhvillon takimin e dytë, shfaqi haptazi një mëdyshje që në takimin e parë se jo të gjithë liderët e vendeve anëtare të familjes evropiane, janë dakord që Ukrainë të nisë procedurat e anëtarësimit në mënyrë të përshpejtuar.

Një nga shtet që është kundër kërkesës së Kievit, është edhe Holanda. Kryeministri holandez, Mark Rutte, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prej 10 vitesh që presin çeljen e negociatave.  “Kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Rutte.

“Holanda ishte një nga vendet e para që ofroi mbështetje ushtarake, një nga të parat që kërkuan paketë sanksionesh, prandaj nuk duhet të ketë asnjë dyshim se qëndrojmë krah për krah me Ukrainën. Por nuk aderim të shpejtë në BE, një gjë e tillë nuk ekziston”, tha ai.

Përpos diskutimit për anëtarësimin e Ukrainës, presidentit i Këshillit Europian Charles Michel prezantoi dhe propozimin për t`i siguruar Ukrainës 500 milionë euro ndihmë shtesë.

Burimi: TCH

Të fundit