Flash News

E-TJERA

“Ulën dënimin e Dritan Dajtit”, Gjyqtarët nuk mjaftohen vetëm me pushimin e hetimeve për korrupsion, kërkojnë paratë e sekuestruara

“Ulën dënimin e Dritan Dajtit”, Gjyqtarët nuk

Tre gjyqtarët që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, nuk janë mjaftuar me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo e fundit pushoi hetimet për korrupsion ndaj tre gjyqtarëve.

Me një kërkesë drejtuar gjykatës speciale tre gjyqtarët  kërkojnë kthimin e shumës prej 18 mijë eurosh që iu sekuestruan në banesa dhe disa sende personale.

Vendimi i gjykatës thekson se shuma prej 17 mijë euro që iu gjet gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij, do të vijojë të jetë e sekuestruar për shkak se ndaj gjyqtarit ka nisur hetim pasuror. Po kështu nën sekuestro do të qëndrojnë edhe 1 mijë e 700 euro që iu gjetën gjyqtarit Petrit Aliaj, por edhe një telefon celular në pronësi të Aleks Nikollit.

Por, kundër këtij vendimi krahas gjyqtarëve është edhe SPAK-u, i cili me një kërkesë drejtuar GJKKO ka ankimuar sekuestron ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj e Aleks Nikolli.

Të fundit