Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid-19, asnjë humbje jete

Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid-19, asnjë humbje jete

Infektimet e koronavirusit kanë shënuar një rënie të ndjeshme në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 321 testime të kryera, sipas shifrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 qytetarë.

Rastet e reja janë shënuar: 30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.

Aktualisht janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Covid-19.

Statistika (15 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 179
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 321

Testime totale 1,942,526
Raste pozitive 321,893
Raste të shëruara 314,991
Raste Aktive 3,331
Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,271
Fier 512
Durrës 310
Vlorë 301
Gjirokastër 186
Berat 152
Korçë 137
Lezhë 132
Shkodër 132
Elbasan 124
Dibër 47
Kukës 27

 

Të fundit