Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit

Rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tone. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash.

Këto të fundit pritet të shtohen gjatë orëve të pasdites në të gjithë vendin, por pa gjeneruar reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Të fundit