Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për

Masat ajrore nga veriu i kontinentit do të bëjnë që moti në vendin tonë të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Në jug të vendit vranësirat do të jenë më të shpeshta, por gjatë orëve të pasdites ato do të largohen nga i gjithë territori, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.

Të fundit