Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë në pjesën e parë të ditës në vendin tonë. Kjo pritet të sjellë reshje të pakëta dëbore në zonat juglindore dhe verilindore.

Ndërsa pasdite pritet përmirësim i kushteve atmosferike. Ndërkohë temperaturat do të bien ndjeshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.

Era do të fryjë gjatë paradites mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë, por pasditja dhe mbrëmja sjellin dobësim të parametrit të erës.

 

Të fundit