Flash News

E-TJERA

Ulen shifrat me Covid-19 në Shqipëri, dy humbje jete në 24 orët e fundit

Ulen shifrat me Covid-19 në Shqipëri, dy humbje jete në 24
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm dy viktima nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2962 testime, kanë rezultuar pozitivë 100 raste. Këto shifra janë më të ulta, krahësuar me bilancin ditor të një dite më parë.

Tirana dhe Korça janë bashkitë me numrin më të lartë të rasteve, ku si çdo ditë kryeson kryeqyteti. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar.

Statistika (01 Maj 2021)

Raste të reja ditore 100

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2962

Të fundit