Flash News

E-TJERA

Ulen shifrat me Covid-19 në Shqipëri/ Tetë humbje jete dhe 538 raste të reja në 24 orët e fundit

Ulen shifrat me Covid-19 në Shqipëri/ Tetë humbje jete dhe 538
Spitali Infektiv

Numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në 24 orët e fundit ka ardhur sërish në ulje. Tetë persona kanë humbur jetën, shtatë prej të cilëve nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se janë kryer 2276 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

Gjithashtu janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         538

Të shëruar në 24 orë      405

Të shtruar në spitale      376

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              2276

Testime totale          236,788

Raste pozitive            52,542

Raste të shëruara     27.831

Raste Aktive             23.637

Humbje jete              1074

 

Të fundit