Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat në mëngjes, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Ulen temperaturat në mëngjes, si do të ndryshojë moti

Kjo e premte nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të shpeshta janë në zonat juglindore, duke rrezikuar edhe shira të pakët.

Pas mesditës pritet largim i vranësirave në të gjithë territorin dhe këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në orët e para të ditës, duke shënuar 2°C ndërsa mesdita ngjit termometrin në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit