Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës në Veri dhe Juglindje

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës në Veri dhe

Veriu dhe Juglindja e vendit janë mbuluar nga dëbora.

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe e shoqëruar me erë dhe reshje dëbore.

Ulja e menjëhershme e temperaturave me 15 gradë Celsius ka sjellë një mot të ftohtë të shoqëruar herë pas here edhe me stuhi.

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe Korçën, duke risjellë reshjet e dëborës. Që prej orëve të para të mëngjesit dëbora ka mbuluar qytetin.

Termometri në Bulqizë këtë mëngjes shënoi -4 gradë Celsius. Prani të reshjeve ka në fshatrat e thella të njësive administrative si Trebisht, Ostren, Zerqani, Fushë Bulqizë dhe Martanesh, ku dhe kanë sjellë probleme në frutikulturë si dhe tek të mbjellat.

 

Të fundit