Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së sotme

Ulen temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë ditës
Foto ilustruese

Vranësirat do të mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë orëve të para të ditës, duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Ndërsa, pasditja dhe mbrëmja rikthejnë kthjellimet. Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit