Flash News

E-TJERA

Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, rritet benzina

Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, rritet benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve, duke ulur naftën me 4 lekë.

Nga 210 lekë/litri që u vendos dje, nafta do të shitet me 206 lekë/litri. Ndryshe ndodh me çmimin e benzinës i cili është rritur.

Nga 192 lekë/litr që ishte një ditë më parë, nga sot do të shitet me 194 lekë/litri duke shënuar një rritje me 2 lekë.

Megjtihatë, Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në rajon dhe në botë.

Sipas një renditje të Global Petrol Price, deri në 23 Janar kur çmimi i naftës nuk ishte rritur ende nga Bordi i Transparencës dhe shitej nën 200 lekë/litri, Shqipëria renditej ndër vendet me çmimin ëm të shtrenjtë të naftës.

Çmimi i naftës në Shqipëri llogaritej 1.643 dollarë/litri ose 175 lekë/litri.

Çmimet e reja:

Nafta- 206 lekë/litri;

Benzina- 191 lekë/litri;

Gazi- 69 lekë/litri;

Nafta për peshkim- 113 lekë/litër.

Të fundit