Flash News

E-TJERA

Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, asnjë humbje jete

Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, asnjë humbje jete

Asnjë humbje jete nuk është shënuar nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, nga 561 testime, kanë rezultuar të prekur 192 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:

124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.

Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit