Flash News

E-TJERA

Ulet numri i regjistrimeve, më pak nxënës dhe studentë zgjodhën arsimin

Ulet numri i regjistrimeve, më pak nxënës dhe studentë

Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla për periudhën e vitit shkollor 2022-2023 ra me 4,1 %, krahasuar me vitin shkollor 2021-2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan 554.222 nxënës dhe studentë , ku 89,4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 10,6 % në institucionet e arsimit privat.

Në arsimin e mesëm u regjistruan 95.845 nxënës duke shënuar një ulje me 7.4% krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,5 %.

Në vitin akademik 2022-2023, vazhdojnë studimet në të gjitha programet e studimit të lartë, 121.352 studentë, duke shënuar një ulje prej 2,0 %, krahasuar me 2021-2022. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2022-23, marrin pjesë 71.248 studente femra, ose 58,7 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Siç vihet re nga shifrat e INSTAT, numri i nxënësve dhe studentëve ka rënë në të gjitha ciklet e studimit. Shkak për këtë është bërë edhe fluksi në rritje i emigracionit. Të rinjtë kanë zgjedhur emigrimin si një mënyrë për të siguruar jetesë më të mirë.

Të fundit