Flash News

E-TJERA

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vend, 296 qytetarë të infektuar

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vend, 296 qytetarë të

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën dy persona, përkatësisht 78 dhe 81 vjeç. Sipas ministrisë janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar 296 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

 “91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Janë 5366 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit