E-TJERA

Ulet numri i viktimave nga Covid-19, rriten infeksionet në vend

Ulet numri i viktimave nga Covid-19, rriten infeksionet në vend

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2503 testime, kanë rezultuar të infektuar 466 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.  

Janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 466 qytetarë, në këto bashki:

186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.

Janë 6633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit