Flash News

E-TJERA

Uli dënimin kundrejt 4 milionë lekëve, GJKKO cakton masën e sigurisë për gjyqtaren e Elbasanit

Uli dënimin kundrejt 4 milionë lekëve, GJKKO cakton masën e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se ajo kishte marrë 4 milionë lekë të vjetra për të ulur dënimin e një të burgosuri.

Avokati i saj ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ekziston asnjë provë për këtë shkelje nga ana e gjyqtares. Ndërsa për avokatine të dënuarit, Ilir Pashaj, i cili i kishte dhënë paratë gjyqtares, GJKKO caktoi masën “arrest me burg”.

Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Të fundit