Flash News

E-TJERA

Ulja e çmimit të energjisë, Dylgjeri: Nga Besim 2-lekshi tek Edvin 1-lekshi

Ulja e çmimit të energjisë, Dylgjeri: Nga Besim 2-lekshi tek

Nga Ylli Dylgjeri

Tirana e varfër e viteve 70-të kishte fare pak lypsa që silleshin rrugëve; Një prej tyre ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket e kuptonte se fukarallëku i tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur...

Ndryshe nga Besim 2-lekshi që sillej rrugëve, pas mbi 50 viteve, turmës së madhe të lypsave shqiptare do t’u shtohet një zengjin Kryeminister që sillet konferencave të shtypit. Ky është Edvin 1-lekshi, sapo na bëri një sadaka që do të mbahet mend në vite: I uli çmimin e energjisë elektrike shqiptarëve me 1- Lek!

Edvin 1- lekshi nuk i vjen te maja e thojit zotnillikut të Besim 2 -lekshit.

Edvin 1-lekshi nuk të kthen kusur.

Edvin 1-lekshi pasi i rropi shqiptarët me taksa, tendera, konçesione apo PPP, e fillon vitin me falje 1-lekshi!

Edvin 1-lekshi pasi ta ha mishin, të thith edhe palcën.

Edvin 1-lekshi tallet me shqiptarët.

Edvin 1- lekshi do të mbahet mënd gjatë me këtë diskriminim që po u bën shqiptarëve sot.

Është radha jonë!

Të fundit