Flash News

E-TJERA

Ulja e taksës së karburanteve për mjetet lundruese, konfiindustria: E papranueshme! Penalizon buxhetin e shtetit

Ulja e taksës së karburanteve për mjetet lundruese,
Foto Ilustruese

Koniindustria e ka vlerësuar si të papranueshme uljen e taksës për mjetet lundruese nga 65 lekë/litër, në 40 lekë/litër, duke kërkuar nga qeveria të bëjë një shqyrtim të Pakestës Fiskale 2022.

Sipas konfiindustrisë një ulje e tillë e taksës do t’i shkaktonte buxhetit të shtetit 14 milionë dollarë humbje, përveç sasive të padeklaruara. Të paktën 50 milionë dollarë, sipas konfiindustrisë rezultojnë të mos jenë deklaruar gjatë gjithë viteve kur ka munguar një taksë e tillë.

Njoftimi:

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme ekonomikisht dhe mjaft e rëndë moralisht ulja e taksës së karburanteve nga 65 leke/liter në 40 leke/litër për mjetet lundruese. Kërkesa për ulje të taksës së karburanteve për mjetet lundruese është bërë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të draftit të Paketës Fiskale 2022.

Konfindustria vlerëson, se buxheti i shtetit në një rast të tillë do të humbte drejtëpërdrejt të paktën 14 milion$ USD pa llogaritur sasitë e padeklaruara. Gjate gjithë viteve të mungesës së taksës së mësipërme nuk janë arkëtuar mbi 50 milionë $USD/vit në buxhetin e shtetit në përfitim të kompanive tregtare oligopol të karburanteve. Moralisht është e papranueshme mosarkëtimi i shumës së mësipërme, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2022 për shkak të shtrengesës financiare për  dhjetramijë fermerë, është hequr rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së.     

Konfindustria i kërkon komisioneve parlamentare, që jo vetëm të mos ketë ulje të taksës së karburanteve për kategoritë e mjetet lundruese, por të shikohet rritja dhe përcaktimi i nivelit të taksës sipas politikave të vendeve të BE dhe rajonit. Gjithashtu, taksa e karburanteve është e domosdoshme parë edhe kostot mjedisore të mjeteve lundruese.

Të fundit