Flash News

E-TJERA

Ulja me 1 lek e çmimit të energjisë, Soko: Nismë elektorale, paratë e paguara për rritjen para 8 vitesh shkuan për luks

Ulja me 1 lek e çmimit të energjisë, Soko: Nismë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë nga qeveria. Duke folur në MCN, ai e cilësoi vendimin një nismë për efekt elektoral.

"Është nismë për efekt elektoral të pastër. Problemi është a u realizuan ato investime për të cilat u kërkua para 8 vjetësh që të rritej çmimi i energjisë elektrike. E kemi pasur 7.7 lekë, ka shkuar 9.5 lekë pa TVSH.

Kemi çmimin më të lartë në rajon dhe një ndër më të lartët në Europë.

Pse e paguan? A u realizuan këto investime?

Ajo që na ka treguar historia, KLSH, denoncimet e shumta është që pjesa më e madhe e këtyre parave ka shkuar për luks, për luksin e ambienteve ku punohet, luksin e infrastrukturës.

Për të paguar ato futeshin njerëz në burg", tha eksperti. 

Të fundit