Flash News

E-TJERA

Ulje temperaturash dhe ngrica, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ulje temperaturash dhe ngrica, njihuni me parashikimin e motit për

I ftohti polar do të dominojë edhe ditën e sotme në vendin tonë. Moti do të jetë i kthjellët, por me ngrica. Përgjatë kufirit lindor do të ketë vranësira, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të fundit