Flash News

E-TJERA

Ulje temperaturash në mëngjes, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Ulje temperaturash në mëngjes, si do të ndryshojë moti

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, por s'do të mungojnë as vranësirat, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.

Pasditja pritet të sjellë largim të vranësirave edhe në këto zona. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante duke u luhatur në vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Të fundit