Flash News

E-TJERA

Ulsi Manja firmos ekstradimin drejt Italisë të "Zotit të drogës", kush është Alket Hatija që u kap në vilën-bunker

Ulsi Manja firmos ekstradimin drejt Italisë të "Zotit të

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur ekstradimin drejt Italisë për Alket Hatinë, i konsideruar si "Zoti i drogës". Ai është i dënuar nga autoritetet  evendit fqinjë me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesmarrje në banda kriminale.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro për pasuritë e Hatisë dhe familjarëve të tij. Alket Hatia u arrestua në një operacion në Berat, teksa fshihej në një vilë-bunker dhe ruhej nga roje.

Ai akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë, ndërsa e konsiderojnë si një nga "bosët" më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Hatija shkoi drejt Italisë në vitin 1997 dhe jetonte në komunën Campomarino. Policia italiane ka konstatuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar lëndë narkotike me vlerë rreth 40 milionë euro.

Të fundit