Flash News

E-TJERA

Ultimatumi i Yuri Kim dhe kundërpërgjigjet e Berishës, Patozi: Basha po shkëlqen me heshtje, për ta mbyllur luftën pa të lënduar

Ultimatumi i Yuri Kim dhe kundërpërgjigjet e Berishës, Patozi:

Ish-deputeti Astrit Patozi e ka cilësuar ‘shkëlqim’ heshtjen e kreut të demokratëve, Lulzim Basha pas ultimatumit të ambasadores Yuri Kim, për të mos lejuar Berishën të bëhet pjesë e parlamentit në shtator.

 Përmes një postimi në faqen e tij, Patozi shkruan se Basha ka marrë vlerësimet e të dyja palëve, si të ambasadores Kim ashtu edhe të ish-kryedemokratit Berisha, dhe duket se tani po bën detyrën e një 'arbitri apo ndërmjetësues për të mbyllur luftën pa të lënduar'.

“Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator”, shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

DERI TANI KA "FITUAR" VETËM BASHA

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit "non grata".

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.

 

Të fundit