Flash News

E-TJERA

Ultrasit e kryqëzuan për këngën "Bella Ciao", presidenti i PE në mbrojtje të Elseid Hysaj

Ultrasit e kryqëzuan për këngën "Bella Ciao",

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka dalë në mbrojtje të sulmuesit shqiptar të Lazios, Elseid Hysaj, i cili u vendos në qendër të agresivitetit të ultrasve, sepse këndoi këngën "Bella Ciao" gjatë grumbullimit të skuadrës.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Sassoli shkruan se solidarizohet me futbollistin Hysaj, teksa thekson se turp është të prishësh triumfin me nota intolerance.  

"Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazios, Elseid Hysaj, u sulmua nga ultrasit dhe u thirr "krimb në një banderolë të shëmtuar pasi këndoi "Bella Ciao" gjatë prezantimit në ekipin e ri.

Ne jemi mburrur kohët e fundit me triumfin e bukur italian në Evropian: është turp të prishësh këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës që nuk duhet ta kenë kurrë shtetasit në botën e sportit ose kudo tjetër", thuhet në postimin e Sassolit.

                                                                                                                    

Të fundit