Flash News

E-TJERA

“Unë jam hipokrit?”, Ndreca përplaset me gazetarin: Sa të jem këtu, nuk e thua dot

“Unë jam hipokrit?”,  Ndreca përplaset me gazetarin: Sa

Juristi Plarent Ndreca dhe gazetari Mentor Kikia kanë debatuar në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, gazetari Kikia tha se është hipokrizi të dëgjosh nga mazhoranca, se është e shqetësuar për faktin që opozita është e dobët.

Por Ndreca replikoi, duke u shprehur se nuk mund t’i thotë dot hipokrit.

Pjesë nga debati:

Mentor Kikia: Të dëgjosh mazhorancën të thotë, që ne jemi të shqetësuar që kemi një opozitë të dobët dhe për këtë nuk ndjehemi mirë, është kulmi i hiprokozisë.

Plarent Ndreca: Domethënë unë jam hipokrit po thua?

Mentor Kikia: U shpreha në tërësi.

Plarent Ndreca: Nuk është mirë që të vesh këtë term, për sa kohë jam unë këtu. Nuk akuzova as Ivin, që e kam kundërshtar, që është hipokrit, jo të më thuash ti hipokrit.

Mentor Kikia: Them që është hipokrizi, sepse një qeverie, padyshim, jo në Shqipëri, por kudo që të jetë, i intereson një kundërshtar politik i dobët.

 

 

Të fundit