Flash News

E-TJERA

“Unë jam një nga halabakët”, Budina: Policët civilë janë të droguar

“Unë jam një nga halabakët”, Budina: Policët

Regjisori Edmond Budina, i pranishëm në protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, deklaroi se përdorimi i fjalës “halabak” nga kryeministri Edi Rama është një shprehje tepër anormale.

Budina tha me ironi se nëse ata që protestojnë janë halabakë, edhe ai është një ndër ta. Ai u shpreh për "News 24" se ka dalë të protestojë kundër "pushtetit fashist të Edi Ramës".

“Jam protestues. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij psuhteti fashist kriminal. Policia erdhi në shashka dhe mbyti njerëzit në gaz. ne jemi grup njerëzish që mbrojmë teatrin dhe ata lëshojnë tymuese, për të vrarë njerëzit, për të krijuar terror.

Ne 3 vjet e treguam më së miri me kulturë dhe dashuri dhe ata vetëm dhunën dinë. Unë protestoj për demokracinë në Shqipëri. Dhuna prodhon dhunë, Rama prodhon dhunë. Edhe Lleshaj prodhon dhunë, thotë se njerëzit janë të droguar, ta bëjë Rama i pari testin e drogës”, tha Budina.

Edmond Budina shtoi se ka vënë re se bëhen akuza se të rinjtë pinë drogë, por theksoi se ata që drogohen në të vërtetë janë policët civilë dhe se i ka parë me sytë e tij.

"Të droguar janë policët civilë. I kam parë me sytë e mi”, theksoi Budina.

 

Të fundit