Flash News

E-TJERA

"Jam një Porsche pa frena", kuptimi i këngës që ka zgjedhur PD-ja për fushatën zgjedhore

"Jam një Porsche pa frena", kuptimi i këngës që ka

Prej thuajse një orë ka nisur grumbullimi i simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në sheshin "Nënë Tereza" pasi pritet nga momenti në moment që opozita të hapë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

"Unstoppable" e Sia-s, është kënga që është në sfond që prej kur është bërë lidhja për nisjen e fushatës. "Unstoppable" do të thotë "i pandalshëm" dhe po ashtu ndër rreshta, kënga thotë:

"Vura parzmoren time, do të të tregoj se

Jam i pandalshëm

Unë jam një Porsche pa frena

Jam i pathyeshëm

Po, unë fitoj çdo lojë

Unë jam aq i fuqishëm

Nuk kam nevojë për bateri për të luajtur

Jam kaq i sigurt

Po, sot jam i pandalshëm."

Kjo kolonë zanore është përdorur dhe në disa video që PD-ja ka bërë gjatë këtyre ditëve. Kjo këngë përdoret shumë në fushata sensibilizuese për të treguar forcën dhe "pandalshmërinë" drejt qëllimit dhe objektivit, por në fakt vetë kënga e Sia-s është një himn për vajzat dhe gratë.

Teksti i "Unstoppable" e bën të qartë se është himni i fuqizimit të femrave.

Të fundit