Flash News

E-TJERA

UNESCO kërkon ndërprerjen e punimeve në by-pass-in e Gjirokastrës, rrezikon statusin

UNESCO kërkon ndërprerjen e punimeve në by-pass-in e

Komiteti i "UNESCO" për Trashëgiminë Botërore ka kërkuar ndërprerjen e punimeve në by-pass-in e Gjirokastrës.

rezolutën e miratuar, "UNESCO" dëshmon se thirrja është dërguar jo nga qeveria, por nga një palë e tretë e cila e cilëson projektin si "një situatë mjaft shqetësuese".

Ata theksojnë se sipas dëshmive, projekti duket të ketë një ndikim "negativ në vlerat që ka zona". Në janar të vitit 2021, qeveria i kërkoi "UNESCO-s" të rishikonte propozimin për të rihartuar projektin e by-pass-it. Ndërsa "UNESCO" kërkoi më shumë informacion, qeveria nuk arriti t'i jepte një përgjigje kërkesës.

Pritet që "UNESCO" të dërgojë një grup monitorimi për të vlerësuar nëse ndërhyrjet për by-pass-in kanë dëmtuar ose jo vlerat e trashëgimisë kulturore.

Vendimi i marrë lidhur me ndërprerjen e punimeve në by-pass-in e Gjirokastrës janë botuar në projekt-rezulotën para sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që zhvillohet midis datave 16 dhe 31 korrik në Kinë.

Ndërkohë më herët "UNESCO" i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare "të ndalojë projektin derisa një grup monitorimi të vlerësojë nëse ndikon në vlerat kulturore të zonës dhe të japë rekomandimet e duhura".

Të fundit