Flash News

E-TJERA

UNESCO paralajmëron sërish: Ohri në rrezik nga ndërtimet e paligjshme

 UNESCO paralajmëron sërish: Ohri në rrezik nga ndërtimet e

UNESCO ka paralajmëruar për herë të tretë se rajoni turistik i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm.

Nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u kërkuan ndërhyrje urgjente për ruajtjen e këtij aseti natyror dhe kulturor, në mënyrë që të mos futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Misioni reaktiv i UNESCO-s në raportin e fundit për rajonin e Ohrit theksoi nevojën urgjente që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin hapa konkretë dhe vendimtarë për të mbrojtur pasuritë unike natyrore dhe kulturore të Ohrit.

Ky është raporti i tretë i UNESCO-s që thotë se ndërhyrjet e papërshtatshme, urbanizimi, planifikimi hapësinor joadekuat dhe projektet infrastrukturore po shkaktojnë dëme të pariparueshme në rajonin e Ohrit, i cili mund të humbasë vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, në një afat të shkurtër, ose të mesëm kohor.

Përballë kërcënimeve serioze, Ohri mbetet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të trupit të Kombeve të Bashkuara, i cili edhe këtë herë paralajmëroi se është e mundur që rajoni i Ohrit të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

 

Të fundit