Flash News

E-TJERA

Unioni i Transportit Publik: Në mars s’do të ketë abone, jemi në kolaps ekonomik

Unioni i Transportit Publik: Në mars s’do të ketë abone,

Unioni i Transportit Publik Ka njoftuar heqjen e aboneve mujore për muajin mars. Në njoftim thuhet se do të hiqet aboneja pasi nuk kanë marrë një ndihmë reale nga qeveria dhe se janë në kolaps ekonomik.

Sipas këtij njoftimi, duke nisur nga marsi, qytetarëve do t`u duhet të paguajnë me lekë në dorë shërbimin e transportit urban. Ata e justifikojnë këtë veprim ekstrem pasi nuk janë përmbushur kërkesat e tyre nga qeveria për heqje të akcizës dhe TVSH-së si edhe subvencionimin e aboneve për personat me aftësi të kufizuara.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, thuhet në njoftim.

Të fundit