Flash News

E-TJERA

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, kur nis viti i ri akademik

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, kur nis viti i ri akademik

Viti i ri akademik 2022-2023 do të fillojë më 17 Tetor 2022. Njoftimi e ka dhënë Universiteti i Tiranës në faqen e tij zyrtare.

UT njofton se viti i ri nis më 17 tetor dhe përfundon më 29 shtator të vitit 2023. Urdhri është firmosur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë” thuhet në njoftimin e UT.

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, kur nis viti i ri akademik

Të fundit