Flash News

E-TJERA

Çupi: Kryeministri Rama është një artist shumë i mirë dhe i njohur

Çupi: Kryeministri Rama është një artist shumë i

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se artistët kanë bërë ndryshime të mëdha në vend.

Çupi: Artistët kanë bërë një ndryshim shumë të madh. Kryeministri vetë është një artist, i nivelit shumë të mirë dhe shumë të njohur. PS arriti të shkëputej nga Partia e Punës në mënyrë shumë të butë. Të mos harrojmë që Dritëro Agolli luajti një rol shumë të madh aso kohe.

Kemi faktorë të mëdhenj si Kadare, pa u futur në politikë. Bota e artit ka një shije të vetët politike, por shumë herë i ka qëndruar kritike. Arti e ndikon politikën. Arti dhe politika bashkëjetojnë. Unë besoj se një artist që futet në politikë, ka vdekur si artist dhe është politikan tashmë.

Të fundit