Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Çupi përplaset me përfaqësuesen e Begajt: 3 milionë euro që do zhbëjnë një trashëgimi kulturore
Deputetja demokrate Dhurata Çupi është përplasur me përfaqësuesen e Presidencës, lidhur me 3 milionë euro që Presidenti ka kërkuar sipas saj, për të zhbërë trashëgiminë kulturore.
Çupi iu drejtua përfaqësues së Begajt duke i thënë se nëse nuk ruhet trashëgimia kulturore, nuk meriton të quhet Presidencë.
Çupi: Këtë herë kërkohen 3 milionë euro nga Presidenti. Janë 3 milionë euro që do zhbëjnë një trashëgimi kulturore. Presidenca është ndërtuar në 1930, as Enver Hoxha nuk e shndërroi atë godinë. Ju thatë se keni filluar projektin e asaj godine. Me 3 milionë euro që doni të investoni, nuk i ruhet trashëgimia kulturore asaj godine. Si mund të konsumohen dhe të mos ndryshojë nga trashëgimia kulturore? Të hedhësh 3 milionë euro dhe të thuash do ruaj trashëgiminë, nuk ekziston. Nëse kjo ndodh, ju nuk meritoni të ekzistoni si Presidencë.
Përfaqësuesja e Presidencës: Nuk do preket trashëgimia kulturore, janë marrë të gjitha lejet përkatëse.