Flash News

E-TJERA

Ura në Tropojë rrezik për jetën, qytetari në ditën e zgjedhjeve: Nuk i'a vlen të votosh

Ura në Tropojë rrezik për jetën, qytetari në ditën

 “Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun,” kështu shkruan Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës në llogarinë e tij në Facebook, teksa ilustron me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi.

Margjeka, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t'u kthyer në shtëpi.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë. Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë si një çështje që duhet zgjidhur menjëherë, duke u përpjekur të tërheqë edhe vëmendjen e drejtuesve që po garojnë.

"Në foto gruaja ime duke kaluar urën, shpresojmë të rregullohet një ditë,"- shkruan qytetari në postimin që ka tërhequr vëmendjen e qindra banorëve të tjerë.

Kjo nuk është njerëzore. Shtylla elektrike është e mbështetur në kavon e urës, dhe ka rrezik në çdo moment. Shpresojmë që të mos marrë jetë njeriu. Kam komunikuar me bashkinë dhe më lart, dhe më është premtuar (rregullimi i urës), por kjo është urgjente,”- shkruan Margjeka në një nga komentet.

Ura në Tropojë rrezik për jetën, qytetari në ditën

Të fundit