Flash News

E-TJERA

Urbani dhe makina bien në Lanë, policia jep detaje të reja për të plagosurit

Urbani dhe makina bien në Lanë, policia jep detaje të reja

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës përfundoi në Lanë pasi u përfshi në aksident me një automjet tjetër.

Sipas policisë, të lënduar mbetën 5 persona, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)”, bën me dije policia e Tiranës.

Të fundit