Flash News

E-TJERA

Urdhër-arrestet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Artan Hoxha: Prokuroria veproi me vonesë, i kishte provat shkresore

Urdhër-arrestet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha komentoi urdhër-arrestet e lëshuara së fundmi nga SPAK për disa persona që dyshohen se janë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas Hoxhës, prokuroria duhej të vepronte shumë më shpejt se ka prova shkresore dhe është një hetim me një dokumentacion të protokolluar, të duhet vetëm të marrësh specialistët e duhur.

“Kam përshtypjen që prokuroria duhej të vepronte shumë më shpejt se ka prova shkresore dhe s’të kërkon të gjesh prova materiale, por është një hetim me një dokumentacion të protokolluar, të duhet vetëm të marrësh specialistët e duhur. Në këto momente ndodhemi në fazën që kemi shpallur në kërkim Klodian Zoto, dhe ai mund të zbërthejë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

 

 

 

Të fundit