Flash News

E-TJERA

Urdhëroi arrestimin e Ardian Çapjas, policia merr në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj

Urdhëroi arrestimin e Ardian Çapjas, policia merr në mbrojtje
Ardian Çopja alias Çapja

Policia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj, pas lëshimit të fletarresteve për Ardian Çopja alias Çapja dhe Florenc Çapja. I pari u vu në pranga, ndërsa i dyti është ende në kërkim.

Ardian Çapja cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, duke detyruar kështu policinë që të marrë në mbrojtje prokurorin.

Deri tani nuk ka informacione nëse prokurori Sukaj është kërcënuar pas urdhër-arresteve, apo është marrë në mbrojtje paraprakisht.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e djeshëm pas një operacioni të RENEAS në shtëpinë e tij, pasi së bashku me Florenc Çapjan, akuzohen si porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit (babe e bir) në vitin 2012.

Lidhur me këtë vrasje, policia kishte arrestuar katër të tjerë më herët, por hetimet u rihapën pasi një prej të arrestuarëve, Ervis Bardhi vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.

Në shtëpinë e Ardian Çapjas, uniformat blu gjetën një armë zjarri kallashnikov, si dhe mikun e tij Ardi Çekani, i dënuar me burg, por që qëndronte i fshehur në shtëpin e Çapjas.

Të fundit