Flash News

E-TJERA

Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Yuri Kim: Korrupsioni dëmton politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Yuri Kim: Korrupsioni

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar sërish pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA, Joe Biden për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Në urdhrin e Biden për bllokim pasurie të personave të korruptuar u përfshi dhe Shqipëria.

Ndërsa ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për këtë Urdhër, Kim thekson se korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë.

Sipas ambasadores, kjo është arsyeja pse SHBA është e përkushtuar të promovojë llogaridhënie dhe të luftojë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion.

Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan Yuri Kim.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripohoi angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Të fundit