Flash News
Berisha: Do marr një akuzë politike, Rama po bën gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij
Berisha nga SPAK: Prokuroria politike e Ramës krijoi një piramidë mashtrimi, firma ime nuk ekziston në dokumente
Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Urdhri i Mjekut kundër ndryshimeve të miratuara: Nuk u konsultuan me ne, të rishikohet Akti Normativ
Urdhri i Mjekut ka reaguar pas ndryshimeve të miratuara së fundmi që parashikojnë shkurtimin e orëve të punës në privat për mjekun dhe në rast shkeljes, gjoba deri në heqjen e licencës.
Sipas Urdhrit të Mjekut, asnëj përfaqësues i tyre nuk është thirrur nga autoritetet për të konsultuar ndryshimet.
“Ne si përfaqësues të ligjshëm të mjekëve dhe palë e interesuar direkt pritëm dhe kërkuam të thirreshim në diskutimin në detaje nen për nen të ndonjë drafti që do të ndryshonte Ligjin e sipërcituar (siç ka ndodhur më parë në hartimin dhe përmirësimin në tre ligjet e bëra për UMSH nga Kuvendi i Shqipërisë)”, thuhet në reagimin e UMSH.
UMSH shprehet kundër ndryshimeve për Miratimin e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, i cili tashmë do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo më nga Urdhri i Mjekut.
“Me ndryshimet e reja ligjore, UMSH nga edukues kthehet në ndëshkues, nga ent publik jo buxhetor i pavarur profesional kthehet në një shtojcë apo department të Ministrisë së linjës. Miratimi i Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore bëhet nga Ministria e linjës, përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe komisionit të apelimit rregullohet me vendim të këshillit të ministrave. Siç shihet, pavarësia humbet plotësisht, nuk ka asnjë element të vetrregullimit apo të vetqeverisjes profesionale siç i kemi patur në përputhje me ligjin dhe tiparet e homologëve ndërkombëtar”.
Për këto arsye Urdhri i Mjekëve i kërkon Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë të rishikohet ky akt normativ dhe përfaqësuesit e tij të jenë pjesë e konsultimeve për të bërë një ligj të ri për UMSH”, thuhet më tej.